FIDANISHTJA

Më 1 shkurt nis beteja e Kosovës për PTK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga kuleta e shtetit vazhdojnë të dalin para për llogari të betejës për PTK-në, në të cilën Qeveria ka përballë kompaninë “ACP Axos Capital” GMBH. Ekskluzivisht për këtë çështje, ekzekutivi ka thirrur një mbledhje urgjente të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Kabineti Qeveritar ka marrë dy vendime në lidhje me këtë e që kanë kosto financiare. Një vendim tjetër e kishte marrë në shtator. Atëkohë kishte ndarë 200 mijë euro.

Qeveria ka autorizuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për të bërë pagesën e shpenzimeve administrative në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi Investimet (ICSDI), përkitazi me këtë kontest.

ARKATANA

Para një muaji, MZHE-ja kishte pranuar një urdhër të pagesës në kuadër të kësaj qendre ndërkombëtare, në formën e avancës. Pagesa është paraparë të bëhet nga të dyja palët në procedurë, në formën e shpenzimeve administrative, në mënyrë që të nisë procesi. Janë lejuar mjetet, por në Qeveri nuk është përmendur shuma e saktë.

Po të premten, Qeveria ka marrë edhe vendim për angazhimin e kompanisë ligjore “Patton Boggs” për ndërmarrjen e veprimeve procedurale përgatitore me karakter urgjent pranë të njëjtës qendër ndërkombëtare dhe për llogari të të njëjtit kontest që lidhet me procesin e privatizimit të PTK-së.

http://koha.net/?id=27&l=92639

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.