MD-ja, mashë e Presidentit, avokate e krimit

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Ekspertët e fushës së drejtësisë vlerësojnë se vazhdimi i ndikimit të thellë të politikës në drejtësi është pasojë e ndërtimit të qëllimshëm të politikave të gabuara për këtë sistem nga vetë Qeveria e Kosovës, në të gjithë legjislaturat e deritanishme.

“Ministria e Drejtësisë, që shumicën e kohës është mbajtur nën petkun e PDK-së, më shumë është shndërruar si avokate ose amnistuese e krimit të organizuar e kriminelëve që kanë mbështetjen e politikës, dhe në të shumtën e rasteve i njëjti individ është edhe kriminel, edhe politikan në të njëjtën kohë”, thotë analisti Naim Miftari për “Kosova Sot”

Ekspertët e fushës së drejtësisë vlerësojnë se vazhdimi i ndikimit të thellë të politikës në drejtësi është pasojë e ndërtimit të qëllimshëm të politikave të gabuara për këtë sistem nga vetë Qeveria e Kosovës, në të gjithë legjislaturat e deritanishme.

Sipas njohësve të kësaj fushe, është pikërisht Ministria e Drejtësisë ajo që ka dështuar tërësisht e qëllimisht në garantimin e pavarësisë së pushteteve, që nuk ka krijuar kushte për lënien të lirë të drejtësisë për të punuar sipas ligjit. Sipas vlerësimit të këtyre ekspertëve, MD-ja nuk është asgjë tjetër, veçse një mekanizëm teknik, që është thjesht servil i politikës dhe bën punën e një filiali të mafio-oligarkisë kriminale të kryesuar nga HASHIM THAÇI e asgjë më shumë. Ish- kreu i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni tha për “Kosova Sot” se fare nuk ia vlejnë komentet dhe qëndrimet politike, por sjelljet konkrete. “Takimet e shpeshta të politikës dhe gjyqësorit, si asnjëherë më parë ishin karakteristika kryesore e ministrit të tanishëm. Takimet e ministrit me KPK-në dhe KGJK-në ishin të shpeshta. Se me të vërtetë nuk e dinin se çka dhe si po veprojnë ata këto takime si të arritura i bënin edhe publike. Në fakt, këto ishin ndërhyrje drekte dhe interferime të një pushteti në pushtetin tjetër”, u shpreh ai.

GJYQËSIA SELEKTIVE, QYTETARI TË REAGOJË ”
Përfundimisht, duhet të konstatojmë se pa ndryshmin e thellë të mentalitetit qeverisës dhe pa vetëdijesim për të ndalur pasurimin pa bazë nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë, pa u ndalur plaçka publike nuk ka funksionim të pavarur të gjyqësorit, dhe kjo gjyqësi dihet se ka qenë dhe akoma është selektive, sikurse prokuroria, e cila nuk guxon të bëjë ndjekje penale ndaj njerëzve që thonë se merren me politikë, por që realisht ata janë vetëm plaçkitës të pasurive publike dhe të buxhetit të qytetarëve”, vijoi më tej Burjani. Sipas tij, është një model i çuditshëm se si vetëm në Kosovë po ndodh kjo dhe nuk po reagon qytetari i nëpërkëmbur. “Është e çuditshme se si me një vend të tillë tolerohet hajnia, korrupsioni, nepotizmi,sundimi i analfabetëve dhe të papunëve dhe shtetin e shohin vetëm si mekanizëm për pasurim”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”.

RCCOLA

Abuzimi me ndarjen e pushteteve
Eksperti tjetër i fushës së sundimit të ligjit, Prof. Blerim Burjani po ashtu thotë se drejtësia e kapur si e tillë çfarë është nuk mund të jetë e pavarur, madje as që mund të imagjinohet si e tillë. “Ndarja kushtetuese e pushteteve nuk është respektuar si rezultat i dobët i ndërtimit të demokracisë, prandaj akoma nuk ka pushtete të ndara dhe funksionale. Ekzekutivi dikur udhëhiqte agjendën dhe drejtonte legjislativin, tash presidenti udhëheq dhe dikton ekzekutivin dhe legjislativin. Dhe, në këtë farë situate, përderisa drejtësia dirigjohet dhe kontrollohet prej të ashtuquajturve politikanë dhe prej biznesmenëve, kjo e ashtuquajtur drejtësia nuk mund të funksionojë e pavarur me njerëz të pasur dhe mbi rendin dhe ligjin, pra ka telashe funksionale”, u shpreh ai.

MINISTRIA E MAFISË
Sipas ekspertit të fushës së sigurisë dhe sundimit të ligjit, Naim Miftari, Ministria e Drejtësisë vetëm emrin e ka ashtu, pasi tani një dekadë, nëse shikohet në realitet, është ministri që mbron krimin e organizuar. “Ajo është ministrja e Mafisë në krye me Hashim Thaçin tani president, i cili po ashtu edhe president kur është zgjedhur, është zgjedh nga mafia politike dhe nga deputetët e korruptuar të LDK -së, në krye me Isa Mustafën. Ministria e Drejtësisë, që shumicën e kohës është mbajtur nën petkun e PDK-së, më shumë është shndërruar si avokate ose amnistuese e krimit të organizuar e kriminelëve që kanë mbështetjen e politikës, dhe në të shumtën raste, i njëjti individ është edhe kriminel, edhe politikan në të njëjtën kohë”, theksoi ai për “Kosova Sot”. Prandaj, sipas Miftarit, krejt ky sistem institucional është një zinxhir i lidhur kriminal. “Duhet cekur se Ministria e Drejtësisë dhe gjyqësia në përgjithësi janë organet më të kapura nga krimi i organizuar politik, ku Ministria e Drejtësisë ka marrë urdhra nga bosët e korruptuar të partive politike, sidomos nga bosët e PDK-së, të cilët kanë qenë dhe janë akoma më të implikuar në krimin e organizuar, pak a shumë deri diku edhe e ndjekur nga mafiozët më të butë nga LDK-ja dhe AAK-ja”, vijoi më tej ai. ” Pra, krimi i organizuar në këtë lëmi juridike fillon nga politika e korruptuar, pastaj në Ministri të Drejtësisë, dhe pastaj urdhrat u përcillen kryeprokurorëve, gjyqtarëve, pastaj prokurorëve politikë specialë, që aty janë më shumë për ta mbrojtur mafinë në politikë sesa për ta mbrojtur ligjin dhe qytetarin, dhe normal si pasojë e këtij lloj sistemi të ‘drejtësisë’ lirohen nga dënimi kriminelët e mëdhenj . Si zëvendësim për këtë dënohet vetëm ndonjë ‘peshk i vogël’ i krimit të organizuar dhe shkelet e drejta e qytetarit deri në maksimum, duke u mbledhur mbi gjysmë milioni lëndë gjyqësore të pazgjidhura”, shpjegon Miftari.

POLITIKA KRIMINALE BASHKËJETON ME DREJTËSINË
Sipas Hasan Pretenit, kishte edhe konferenca të përbashkëta dhe prononcime, ku ndërhyrjet bëheshin edhe më bindëse. “Edhe vetë vendimi i rritjes së e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët ishte ndërhyrje flagrante. U siguruan paga të majme,privilegje jetësore,punësime të shumëfishta dhe të gjitha privilegjet e tjera të papara as më herët në Kosovë, por as në regjion”, shpjegoi ai. ” Politika i bën shërbime ‘gjyqësorit’, i bën kushte dhe privilegje, kurse ‘gjyqësori’ politikës ia kthen këtë shërbim me heshtje dhe dëgjueshmëri. Prandaj, edhe nuk ka asnjë hetim madhor, asnjë aktakuzë të nivelit të lartë. Po mbushen 19 vjet në liri dhe më shumë se 10 vjet shtet, dhe askush nuk u hetua ose dënua me vendim të formës së prerë për keqpërdorimin serioz të parasë publike. Ndodhi vetëm një gjysmë-hetim dhe një draft-aktakuzë dhe e tërë politika u ngrit në këmbë. U ngritën e gjithë struktura e KPK-së dhe gjithë struktura politike, “Rrena i ka këmbët e shkurta” u dekonspiruan të gjithë”, theksoi Preteni për “Kosova Sot”. “Prioritet i prioriteteve duhet të jetë sundimi i ligjit, mjaft me tema boshe dhe folk-patriotizëm. Patriotizmi është të luftosh dhe të angazhohesh për sundimin e rendit dhe ligjit”, tha ai.

(Kosova Sot)