United Hospital

McAllister: Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë pjesë e konferencës së Berlinit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister pret që takimi i liderëve në Berlin, më 29 prill të kontribuojë në vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është një qëllim i përbashkët i Bashkimit Evropian.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë pjesë e konferencës në Berlin, por ajo nuk është për të zëvendësuar aktivitetet e Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit dhe Përfaqësuesve të Lartë. Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojë dialogu”, tha McAllister, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun mes dy vendeve dhe se takimi në Berlin do të jetë kontribut i vazhdimisht të bisedimeve.

UBT

“Ne të gjithë e dimë, jo vetëm në Bruksel, por edhe në Berlin e Paris që interesi ynë është Ballkani Perëndimor, që të vazhdojë integrimi evropian. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është stabiliteti politik dhe ekonomik i rajonit, pra që stabiliteti të jetë i qëndrueshëm, për të sjellë dobi për gjithë kontinentin”, tha ai.

McAllister deklaroi gjithashtu se pengesa kryesore e mos-vazhdimisht të dialogut është taksa 100%.

“BE dhe ShBA-ja, por edhe partnerët e tjerë të Kosovës, kanë qenë gjithmonë të qartë në kërkesën që ky vendim të tërhiqet”, shtoi ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.