Mbytet në detin e Durrësit një qytetarë nga Kosova
Një pushues nga Kosova është mbytur mbrëmjen e sotme në brigjet e detit të Durrësit teksa ka qenë duke notuar.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa, se 60 vjeçari Ragim Squshi nga Kosova është gjetur i pajetë nga pushues të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se Squshi mund të ketë pësuar infarkt, gjithsesi nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.