Fundamenti

Mbyllja e listave, goditje për demokracinë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Inicimi i ri i Reformës zgjedhore nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, dhe lansimi i idesë për thjeshtësimin e votimit, me qëllim të parandalimit të abuzimit të votave, nga njohësit e fushës së legjislacionit zgjedhor dhe analistët po shihet si një përpjekje për abuzim me demokracinë e brishtë kosovare, duke rikthyer edhe një herë sistemin elektoral të listave të mbyllura.

Analistë, politikanë, aktivistë, kundër propozimit.

Mbyllja e listave shihet si përpjekje për të fuqizuar liderët partiakë dhe për të dëmtuar demokracinë e drejtpërdrejtë,raporton Gazeta Kosova Sot

I nicimi i ri i Reformës zgjedhore nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, dhe lansimi i idesë për thjeshtësimin e votimit, me qëllim të parandalimit të abuzimit të votave, nga njohësit e fushës së legjislacionit zgjedhor dhe analistët po shihet si një përpjekje për abuzim me demokracinë e brishtë kosovare, duke rikthyer edhe një herë sistemin elektoral të listave të mbyllura.

Uji Dea

Aq me tepër ky dyshim vjen e bëhet akoma më i bazuar nga fakti që, paraprakisht, para disa javësh, PDK-ja dhe LDK-ja ishin deklaruar hapur për opsionin e mbylljes së listave zgjedhore, kurse kjo temë vjen e hapet në kohën kur në mesin e partive politike po përjetohen ethet nga mundësia e shkuarjes së shpejtë në zgjedhje të parakohshme. Për ekspertë të kësaj fushe, kthimi i listave të mbyllura zgjedhore do të ishte një krim i rëndë i politikës kriminale mbi demokracinë e re të filluar në Kosovës, prandaj ky opsion vazhdon të kundërshtohet fuqishëm edhe nga ekspertët e pa varur edhe nga shoqëria civile. “Liderët e partive politike pozitare synojnë që me metoda makijavelise të mbeten dhe në politikë dhe për të mbajtur pushtetin, edhe pse të njëjtin e kanë bastarduar e degjeneruar skajshmërisht. Ndaj edhe opsioni i aplikimit të listave zgjedhore të mbyllura hyn në vargun e instrumenteve, të cilat të njëjtit synojnë t’i aplikojnë për të rimarrë pushtetin dhe të njëjtin për ta mbajtur e ushtruar edhe përkundër dështimeve evidente të deritashme”, tha prof. Riza Smaka.

Partitë, si korporata biznesi Deputeti Ismail Kurteshi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ gjithashtu konsideron se mbyllja eventuale e listave zgjedhore do të ishte në deformim akoma më i thellë i sistemit zgjedhor dhe demokracisë së re kosovare.”Mbyllja e listave zgjedhore është një hap i madh prapa sa i përket zgjedhjeve demokratike. Mbyllja e listave zgjedhore i fuqizon liderët partiakë, edhe ashtu të fuqishëm, më shumë sesa që realisht duhet të ishin. Ky propozim nuk ka për synim demokratizimin e zgjedhjeve, por synon pikërisht të kundërtën centralizimin e plotë të tyre, për çka kanë nevojë vetëm ata liderë që i frikohen konkurrencës, ata liderë që u frikohen vlerave dhe që e ndiejnë veten mirë vetëm kur janë të rrethuar nga servilët e paaftë”, tha ai. “Mbylljen e listave e përkrahin ata që nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve dhe që të vetmen mundësi me i përfaqësuar qytetarët pa e pasur përkrahjen e tyre e kanë përmes kësaj forme diktatoriale, si dhe liderët që partitë politike i shohin si korporata biznesi e jo si organizata ku zhvillohen idetë dhe debatet politike, ku ka konkurrencë dhe ballafaqim të mendimit dhe shprehjes së lirë njerëzore e politike. Pra, mbyllja e listave zgjedhore i fuqizon liderët politikë që preokupim e kanë fatin e tyre e jo të vendit dhe në anën tjetër i margjinalizon votuesit, duke i sjellë ata në pozitë merre ose lere”, tha Kurteshi nga ‘Vetëvendosje’.

Ai ka kërkuar që të gjitha subjektet politike që janë të interesuara për zhvillimin e demokracisë, për konkurrencë të ideve që çojnë drejt zhvillimit të gjithmbarshëm të një shoqërie duhet të ngulin këmbë në kundërshtimin e këtij propozimi absurd e qëllimkeq, kurse as qytetarët nuk duhet pranuar një lojë të tillë që ata i shndërron në makina votimi për interesa të liderëve./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.