FITORJA

Mbyllja e institucioneve paralele në veri, O’Brien: Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas operacionit në veri ku u mbyllën pesë objekte të strukturave paralele ka reaguar edhe Ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

O’Brien në një postim në X i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të koordinohet me ndërkombëtarët.

Ai veprimet e pakoordinuara i ka quajtur provokuese.

“Siç ka deklaruara ambasadori Jeffrey Hovenier, SHBA-të janë të shqetësuara nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë…

Hidromorava

I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar O’Brien.

Ndryshe, Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit, konkretisht ka ndërprerë aktivitetet në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit.

Këto pesë objekte që janë mbyllur i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.