GRANDEMALL

Mbyllet restoranti për shkak të punës “në të zezë” të 7 shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Janë gjetur shtatë persona me status të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune


Sipas doganave, pesë shqiptarë punonin ilegalisht në këtë lokal. Pronari ka punësuar edhe dy punëtorë të tjerë, të cilët nuk ishin të regjistruar në sigurimet shoqërore, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët në zyrën kryesore doganore në Krefeld kanë kontrolluar kompanitë e hotelierisë, ndërtimit dhe taksive në Krefeld, Nettetal dhe rrethin Viersen. Kontrollimi është bërë nën dyshimin për punë të padeklaruar dhe me këtë rast ata kanë gjetur shkelje të shumta, shkruan rp-online.de.

ARKATANA

Si rezultat, një restorant është mbyllur zyrtarisht. Janë gjetur shtatë persona me status të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune. Të gjithë ata i janë dorëzuar zyrës përgjegjëse të emigracionit për sqarime të mëtejshme.

Gjithsej pesë nga shtatë shqiptarët e paligjshëm ishin të punësuar në një lokal hotelier, transmeton albinfo.ch. Pronari i këtij lokali ka punësuar edhe dy punëtorë të tjerë, të cilët ende nuk ishin të regjistruar për sigurimet shoqërore.

Ndaj pronarit kanë nisur hetimet për shkelje të regjistrimit dhe punësim të paligjshëm të të huajve. Meqenëse pronari nuk kishte më staf në dispozicion për sektorin e kuzhinës, restoranti duhej të mbyllej po atë mbrëmje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.