RCCOLA

Mbyllet porta 16 për kalimet e paautorizuara

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

KFOR-i në orët e mëngjesit ka filluar një operacion për të mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut.

Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke i parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare administrative.
KFOR-i njofton se në vazhdën e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident.

Uji Dea

“Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie. Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare. Pas përfundimit të suksesshëm të operacionit të mbylljes, pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të siguruara do të hiqen”, thuhet në kumtesë.

Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i. Ky operacion është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it. /Telegrafi/