Mbyllet konkursi për drejtor në Spitalin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Konkursi për drejtor të spitalit të Gjilanit është mbyllur më 15 nëntor dhe për këtë pozitë kanë konkurruar shtatë kandidatë tha për rajonipress Hazir Haziri drejtor operativ.

Për herë të dytë është hapur dhe është mbyllur konkursi për drejtor të spitalit të Gjilanit. Ndryshe ky institucion i rëndësishëm shëndetësor që nga gushti i vitit 2012 ende funksionon me ushtrues detyre të drejtorit gjeneral.

Haziri Haziri drejtor operativ në Spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se konkursi është mbyllur më 15 nëntor dhe sipas shënimeve aktualisht kanë konkurruar mbi tetë kandidat.

UBT

Haziri tha se Komisioni i formuar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë pritet t`i intervistojë kandidatët .

Sipas burmimeve tona këtë pozitë e synojnë serish drejtori aktual Abdylatif Latifi, Ilaz Poroshtica, Ukshin Ismajli, Agron Leka, Ramush Osmani, Ramadan Halimi etj.

Ndryshe Abdylatif Latifi u caktua ushtrues detyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasiqë ish drejtori Xhavit Hajdari ishte dënuar dhe shpallur fajtor nga Gjykata e Gjilanit për veprën penale ryshfeti me një vit burgim./rajonipress/