RCCOLA

Mbyllet ambulanca në Karaçevë të Kamenicës, Lenjani fajëson institucionet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Mbyllja e Ambulantes në brez kufitar në Karaçevë të Kamenicës ku rreth 3200 banor nē ketë lokalitet mbesin pa shërbime bazike shëndetësore qe një muaj është shumë ë rëndë dhe e padrejtë thotë Selver Lenjani.

Ne edhe më herët kemi kërkuar nga komuna që mos të mbyllni shërbimet bazike shëndetësore, por banorët kërkojnë që t`i ktheni stafin mjekësor në Ambulanten e Karaçevës, arsyeja pse ashtë mbyll ky dikaster shëndetësor ka ndikue politika ditore.

Eco Higjiena

Ju zoti Albin Kurti, znj. Vjosa Osmani, dhe z. Glauk Konjufca doni me zhvesh Karaçeven nga këto shërbime që janë obligative, doni që Karaçeva ta lëshojnë brezin kufita, ju shkon për shtati juve tre krerëve të shtetit Kosovës këto gjëra që po ndodhin në Karaçevë.

Në qeverisjen e këtyre institucioneve Kosovës, vallë të nderuara institucioneve asnjëherë nuk ju ka interesue për brezin kufitar edhe pse ne si bashkësi lokale si mazhurancë e këtij lokaliteti kurrë s`do të ndalemi, kurrë deri në realizimin e kërkesave tona, por si kjo qeveri si e Kurti 2 e presidentja Osmani si Konjufca kemi me ju mbajt ndërmend sa herë populli kërkon ndihmë mjekësore ka shkruar Selver Lenjani në letrën e tij dërguar institucioneve./rajonipress/