Uji Dea

Mbyllen mbi 20 lokale pa leje pune

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit tha për rajonipress se vetëm gjate dy ditëve të fundit janë mbyllur 20 lokale pa leje pune. Aksioni ka pasur efekt pozitiv sepse për dy ditë kemi pasur 28 kërkesa për pranim teknik tha ai.

Aksioni për mbylljen e lokaleve që punojnë pa leje do të zgjas deri në fund të muajit tetor dhe do të përfshijë tërë territorin e komunës, pa i përjashtuar as lokalitetet e banuara me popullsi serbe, ka thënë Ramiz Jashari, shef i inspeksionit të tregut.

Mbi 20 lokale, të cilat po punonin pa leje, janë mbyllur gjatë dy ditëve të kaluara në Gjilan, ndërkohë që inspektorët e tregut po vazhdojnë aksionin në terren.

Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit tha për rajonipress se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë mbyllur 20 lokale pa leje pune. “Aksioni ka pasur efekt pozitiv sepse për dy ditë kemi pasur 28 kërkesa për pranim teknik” tha ai.

Hajdini tha se aksioni i inspeksionit ka gjetur mbështetje sepse nuk kemi përdorur metoda të dhunshme apo sanksionuese. “Aksioni ka për qëllim edhe të vetëdijesojë bizneset dhe ata që dëshirojnë të merren me këtë veprimtari” tha Hajdini.

Mobi Casa

Ndërsa, Ramiz Jashari, shef i Inspektorëve të tregut, ka thënë se aksioni ka nisur dhe tashmë janë mbyllur lokale të ndryshe, si mobilieri, shitore ushqimore, shitore tekstili dhe tjera, me të vetmen arsye se nuk kanë qenë të regjistruara.

Gjatë dy ditëve të para të aksionit janë mbyllur mbi 15 lokale që po punonin pa leje, ka thënë Jashari, duke nënvizuar se pronarët ishin paralajmëruar, por nuk kishin ndërmarrë asgjë sa i përket regjistrimit. Ai është shprehur i vendosur që aksionin ta qojnë deri në fund. “Aksioni për mbylljen lokaleve që punojnë pa leje do të zgjas deri në fund të muajit tetor dhe do të përfshijë tërë territorin e komunës, pa i përjashtuar as lokalitetet e banuara me popullsi serbe”, ka thënë Jashari.

Aksioni ka nisur në fshatrat Malishevë dhe Uglar, për të vazhduar në qytet, ku janë mbyllur mbi dhjetë lokale. Është vizituar edhe fshati Shillovë, që banohet me serbë, por nuk janë hasur lokale të paregjistruara.

Sipas ligjit, pronarët e lokaleve që mbyllen, duhet edhe të dënohen, por duke e pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, kjo masë nuk do të zbatohet. Mjafton që pronarët t`i kryejnë procedurat e nevojshme të regjistrimit dhe do të lejohen të hapen përsëri.

Raste të tilla, tashmë edhe kanë ndodhur, pasi që procedura e regjistrimit është e thjeshtë dhe shpejtë. Besohet se mbi 100 lokale në Gjilan punojnë pa leje. /rajonipress/