ARKATANA

Mbrojtja vë në dyshim akuzat e prokurorisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Gjykatën e Hagës edhe të mërkurën ka vazhduar seanca kundër liderit të AAK-së, njëherësh ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Seanca e së mërkurës ka nisur me paraqitjen e dëshmive nga ana e mbrojtjes, e cila është fokusuar në disa dëshmi të dëshmitarëve lidhur me veprimet e Haradinajt dhe të bashkëluftëtarëve të tij.

Në këtë seancë, e cila është përmbyllëse, avokati mbrojtës i Idriz Balajt, Gay Smith ka folur gjatë para trupit gjykues, duke vënë në dyshim akuzat e prokurorisë, raporton Koha.

Mobi Casa

Smith është përqendruar kryesisht në disa dëshmi, duke thënë se klienti i tij, Idriz Balaj nuk ka qenë gjithmonë i pranishëm në të gjitha takimet e mbajtura në Zonën Operative të Dukagjinit, ku i pranishëm ka qenë edhe Ramush Haradinaj.

Trupi gjykues ka vendosur që pjesa dërmuese e seancës të zhvillohej e mbyllur. Kjo është seanca e fundit dhe trupit gjykues do t’i mbetet kohë rreth dy muaj (në shtator) për të marrë vendimin përfundimtar për këtë rast. /Telegrafi/