Mobi Casa

Mbrojtja në gjykimin ndaj Tahir Dalipit kërkon ekspertizën e forenzikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të hënën në seancën e radhës që po zhvillohet ndaj Tahir Dalipit i dyshuar se në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica nga pala mbrojtëse është kërkuar të dëgjohet eksperti i forenzikës. Hasan Sadiku kryetar i trupit gjykues tha se janë kërkuar edhe disa prova dhe ekspertiza e forenzikës për të sqaruar disa detaje që lidhen me vendin e ngjarjes.

Të hënën në Gjykatën Themelore në Gjilan është zhvilluar seanca e radhës ndaj Tahir Dalipit i dyshuar sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu se në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

Në këtë seancë ku janë shtjelluar disa propozime të reja kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku tha për rajonipress se avokati mbrojtës i të akuzuarit Bajram Tmava ka kërkuar që të dëgjohet eksperti i forenzikës i cili duhet më detajisht të sqarojë rreth sendeve të gjetura në vendin e ngjarjes.

Ky gjykim i cili po përcillet me interesim të madh nga publiku është shtyrë për 14 maj derisa trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes që të dëgjohet eksperti dhe të shtjellohen edhe disa prova relevante e të dobishme për vet procesin.

Eco Higjiena

Ndryshe Tahir Dalipi dyshohet se më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica. Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpin në anën e majtë me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.

Tahir Dalipi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, dhe ka mbi 8 dëshmitarë. Gjithnjë sipas aktakuzës Tahir Dalipi i ka pranuar në prokurori veprimet inkriminuese.

Kurse Sylë Dushica, prindi i të ndjerit i është bashkëngjitur ndjekjes penale duke dyshuar se në këtë konflikt janë të implikuar edhe Artan Maliqi dhe Veton Behluli. /rajonipress/