Hidromorava

Mbrojtja kërkon të pushojnë hetimet në rastin e Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Avokati mbrojtës Shemsedin pira tha për rajonipress se ka bërë kërkesë për të hedhur poshtë aktakuzën dhe për të pushuar hetimet sepse aktakuza është e paqëndrueshme dhe e pathemeltë.

Shemsedin Pira avokat mbrojtës i Lutfi Hazirit ka bërë kërkesë zyrtare tek trupi gjykues që po kryesohet nga Afrim Shala për të hedhur poshtë aktakuzën dhe për të pushuar hetimet ndaj kreut të Gjilanit Lutfi Haziri, me arsyetimin se aktakuza është e paqëndrueshme dhe e pathemeltë raporton rajonipress.

Avokati Pira tha se në aktakuzën e Lutfi Hazirit nuk ka as lëshime administrative e mos të flasim për elemente të veprës penale.

United Hospital

Sipas tij duke u bazuar në kontratën bazë thuhet se palët kanë të drejtë të ndryshojnë me aneks kontratë dhe kjo është bërë sipas ligjit dhe konform rregullave. “Unë mendoj se aktakuza është e pabazuar në prova relevante dhe shpresojë se e drejta do të triumfojë dhe do të bjerë në vendin e vet”.

Ndryshe sipas aktakuzës, Lutfi Haziri dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar. Vet Haziri ka mohuar veprat në seancën e parë gjyqësore që u zhvillua ditë më parë në Gjykatën Themelore të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.