KKGJILAN

Mbrojtja e privuar nga e drejta për të ushtruar ankesë në rastin e Grupit të Dobrosinit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Avokatët mbrojtës të Grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë” e nde nuk e kanë marrë aktgjykimin në formën e shkruar. Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se tashmë ka kaluar afti ligjor i dorëzimit të aktgjykimit dhe kryetari i trupit gjykues të EULEX-it nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi rreth kësaj vonese. Realisht edhe ne kemi mbetur të privuar nga e drejta jonë për të ushtruar ankesën ligjore kundër aktgjykimit të shkallës së parë i cili është përshkruar me shumë shkelje tha Pira.

Edhe pse Grupi i Dobrosinit i njohur si “Lëvizja e lirisë” është dënuar më 16 tetor 2013, avokatët mbrojtës ende nuk e kanë marrë aktgjykimin e shkallës së parë në formë të shkruar raporton rajonipress.

Gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte dënuar dhe shqiptuar grupin e Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë” duke shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim, për të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

“Aktgjykimi i shkallës së parë ende nuk është ekspedituar dhe realisht ne kemi mbetur të privuar nga e drejta e ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi” tha për rajonipress njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj.

Piraj tha se tashmë ka kaluar afati ligjor kur edhe është dashur që gjykatësi i EULEX-it ta dorëzojë aktgjykimin, dhe ne si avokatë mbrojtës nuk kemi asnjë shpjegim me shkrim rreth kësaj vonese sqaroj Piraj.

Piraj tha se po të kishte aktgjykimin e ekspedituar, ne si palë mbrojtëse do të kishim mundësi të ushtronim mjetin tonë juridik të ankesës. “Ne posa ta marrim aktgjykimin e ekspedituar jemi të përgatitur që në afatin ligjor të bëjmë ankesë kundër këtij aktgjykimi i cili është përshkruar me shumë shkelje të procedurave. Mendoj se shkelja esenciale në rastin e grupit të Dobrosinit mbetet mos shtjellimi i provave dhe mos vërtetimi i tyre ashtu siç edhe është përshkuar në aktakuzë” tha Piraj i cili në këtë proces gjyqësor ka mbrojtur Gazmend Laknën.

Ndryshe kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet kishte dënuar Valon Jasharin për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari ishte dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dënim unik prej 9 viteve.

I akuzuari i dytë Skënder Jashari kishte marrë një dënim për dy vepra të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.

I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.

Fundamenti

I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.

I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.

Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/