United Hospital

Mbrojtja Civile pritet të futet në FSK

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Që t`i lejohet që FSK-së të shpallet ushtri, Qeverisë së Kosovës do t`i duhet t`i bindë pjesëtarët e deritashëm të formacionit ilegal në veri “Civlina Zastita” (Mbrojtja civile v.j) që të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Formacioni i serbëve të veriut që është krijuar si rezultat i shkrirjes së disa organizatave paraushtarake atje, është vlerësuar si strukturë e sigurisë dhe pjesëtarëve të saj, sipas pikës tetë të marrëveshjes, do të duhet t’u ofrohet vend në një strukturë ekuivalente të Kosovës, e që është FSK-ja.

FIDANISHTJA

Sipas burimeve të gazetës, marrëveshjen e ka bërë të pranueshme edhe për palën kosovare, shpjegimi se duke i rekrutuar këta pjesëtarë, organizata do të mund ta plotësojë kriterin e vendosur më herët që thotë se 10% e pjesëtarëve të FSK-së duhet të jenë nga komunitetet.

Rekrutimin e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile të veriut në FSK nuk e ka mohuar as zv/kryeministri kosovar Hajredin Kuçi (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.