FITORJA

Mbreti i tenisit fiton Wimbledonen, rikthehet në nr. 1 në botë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Londër – Mbreti i tenisit në dekadën e fundit, Roger Federer arriti sot pasdreke të fitojë për të shtatën herë titullin e kampionit në turneun më prestigjioz në botë, atë Wimbledone në kryeqytetin britanik.

Në finalen e mundimshme, tenisti zviceran ia doli të mposhtë tenistin vendës, Andy Murrey me 3:1 në sete (4:6, 7:5, 6:3 dhe 6:4) dhe me këtë fitore që nga nesër rikthehet në tenistin nr. 1 në botë sipas pikëve të fituara në ATP listë, që e pati humbur më 24 maj të vitit të kaluar, kur së pari Nadal, kurse nga fundi i vitit edhe Novak Gjokoviq e tejkaluan.

Britanikët kanë shpresuar shumë që pas gati tetë dekadash një tenist i tyre të fitojë turneun në Wimbldone, por edhe kësaj radhe mbetën pa titull. Skocezi Murrej megjithëkëtë ëshë akoma i ri në moshë dhe ka gjasa që në dy-tere vjetët e ardhshëm ta fitojë këtë turne shumë të rëndësishëm për britanikët.

Hidromorava

Me fitoren e shtatë në Wimbledone, Federer barazoi rekordin e Pitt Samprasit, por me mundësi që ta thyejë edhe këtë rekord. Një rekord tjetër të Samprasit, tenisit zviceran e shënoi duke fituar grand slamin e madh për të 17 herë. Ndërsa rekordin e tenistit amerikan, i cili ka qenë për 286 javë në krye të tenisit botëror, Federer e theu me rikthimin në nr. 1 në botë.

Zaten, edhe Sampras dje u shpreh se i vjen mirë që rekordet e tij i thyen pikërisht Federeri, të cilin e çmon lartë dhe e konsideron tenistin më të mirë botëror dhe që mund të dominojë edhe në disa vite të ardhshme. Federer tashti është 30-vjeçar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.