UBT

“Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan”, Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit me plane për aneksimin e veriut të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë thirrje që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të përqendrohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kearns ka theksuar mungesën e drejtësisë për sulmin në Banjskë dhe mungesën e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër Serbisë, duke vënë në dukje marrëveshjet e vendeve të BE-së me Serbinë për litiumin dhe avionët.

“Pas deklaratave të mbrëmshme nga Presidenti [serb] Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”.

Uji Dea

“Vuçiq po ndjek skemën e Putinit duke përgatitur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe mjete në ambiciet irredentiste”, ka shkruar Kearns në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Deputetja britanike ishte ndër të parët që kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës, sikurse ai që ndodhi më 24 shtator, 2023 në Banjskë.

Në korrik të vitit 2023, ajo kishte alarmuar se në Kosovë po hyn armatim nga Serbia përmes autoambulancave, e të cilat, sipas saj, po vendosen nëpër kisha ortodokse. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.