RCCOLA

Mbrëmje letrare dhe ekspozitë e Bledar Mastorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Berlin – Mastori, prej më se njëzet vitesh jeton në Berlin. Në Tiranë dhe në Berlin ka studiuar artet pamore dhe tash jeton si artist dhe shkrimtar.

Më 26 prill, artisti dhe shkrimtari shqiptar Bledar Mastori do të promovojë librin e tij “Die Grüne Insel” (Ishulli i blertë) në sallonin e ateliesë së gjuhëve në Berlin. Krahas leximit publik nga libri i tij, Mastori do të prezantojë edhe pikturat e tij aktuale.

Bledar Mastori është i lindur në Tiranë, në vitin 1968. Prej më se njëzet vitesh jeton në Berlin. Në Tiranë dhe në Berlin ka studiuar artet pamore dhe tash jeton si artist dhe shkrimtar, transmeton albinfo.

Mobi Casa

Libri i tij “Grüne Insel” përbëhet nga dhjetë tregime të shkurtra, të shoqëruara me vizatime. Autori në tregimet e tij i evokon para publikut lexues kujtimet e tij, herë të bukura, herë argëtuese por po ashtu edhe të tilla qe të bëjnë të mendosh, tronditëse, të dhembshme.

Mënyrën e tij të shpenguar të pikturimit ai e ka ruajtur nga fëmijëria.

Mbrëmja e leximit letrar dhe e ekspozitës së Bledar Mastorit fillon në orën 20, në Sprachenatelier, Frankfurter Allee 40, 10247 Berlin-Friedrichshain, Berlin. Hyrja është falas, ndërsa pas saj në sallën e njëjtë do të ketë një ndejë ballkanike (Balkanparty”).