UBT

Mblidhet Këshilli për organizimin e “Flakës së Janarit 2014”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbledhur këshilli i “Flakës së Janarit 2014”, që do të bëjë organizimin e flakës e të cilin e udhëheq kryetari i Komunës, i cili menjëherë ka ndarë detyra për përgjegjësit e shtyllave. Edhe këtë vit skema programore do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku i gjithë manifestimi është ndarë në katër shtylla: arti letrar, arti skenik, arti muzikor dhe arti pamor.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se duhet të ndahen përgjegjësitë nëpër secilën nga shtyllat, nëpër nëngrupe dhe kështu të vazhdohet më tutje në detajimin e përmbajtjes së secilës pikë veç e veç. Është mirë që deri në javën e ardhshme t’i dimë edhe aspektet financiare se sa do të jenë.

Ai ka lutur të gjithë që shpenzimet të jenë sa më minimale dhe të shpenzohet atje ku është e domosdoshme.

Ndryshe përgjegjësit e shtyllave kanë dorëzuar draft projekteve për secilën nga shtyllat si dhe skemat programore, në mënyrë që të përgatitet konkursi i përgjithshëm për t’u shpallur gjatë fillimit të dhjetorit.

Uji Dea

Ndryshe ky manifestim tashmë tradicional, organizohet që nga koha e paraluftës së vitit ’99 dhe tani ka marrë formën e një manifestimi rreth të cilit mblidhen figura të njohura të artit e kulturës nga të gjitha trojet etnike.

Është shumë e nevojshme mbështetja financiare, që gjatë vitit të kaluar kjo është bërë nga MKRS dhe Komuna, kurse këtë vit ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që ky manifestime të mbështet financiarisht, pos Komunës së Gjilanit e cila ka të planifikuar një pjesë të mjeteve.

Një risi është në këtë vit që sikur që ky manifestim ka karakter garues edhe koncerti “xixat e flakës” do të jetë i karakterit garues nga ky vit e tutje.
Përgjegjësit janë ndarë sipas shtyllave:
Shtylla e artit letrar – Sabit Rrustemi,
Shtylla e artit pamor – Luan Shahiqi,
Shtylla e artit skenik – Ali Demi dhe
Shtylla e artit muzikor – Mehmetali Arifi
Ndërsa organizimin e Akademisë së “Flakës …2014” është përgjegjës Tahir Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.