Mbi relacionin kosovar me shtetin
Nga Lumir Abdixhiku – Për shumë kohë është thënë e goditur ideja se distancimi i kosovarëve nga shteti buron nga një praktikë e kahershme e refuzimit të institucioneve dhe të vetë shtetit, sepse shteti dhe institucionet nuk ishin asnjëherë të tyre. Në vitin e pesëmbëdhjetë pas luftës, kosovarët janë bërë me shtet, por jo dhe me besim në shtet – për çfarë edhe mbajnë distancën ende.
-1-
Në qershor të këtij viti, siç dhe kishte ndodhur një vit më parë, në kuadër të “Riinvestit” po bënim matjen e percepcionet kosovar në pesë tema; përkatësisht po matnim besimin në institucione, transparencën, participimin publik

