GRANDEMALL

Mbi dy mijë zyrtarë të dyshuar për korrupsion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Mbi dy mijë zyrtarë të Kosovës dyshohen se janë korruptuar gjatë dy vjetëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. Prej ofiqarëve nëpër fshatra deri tek zyrtarët më të lartë në Qeveri, janë bërë subjekt hetimesh për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Dy mijë e 307 zyrtarë të Shtetit janë trajtuar nga prokurorët kosovar nga janari i vitit 2012, deri në qershor të këtij viti.

Kundër shumicës prej këtyre janë siguruar prova se kanë shpërdorur pozitën zyrtare duke rënë ndesh me ligjin.

Pak prej këtyre rasteve kanë arritur të përfundohen edhe në gjykatë . Vetëm 187 raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, po kaq janë liruar nga akuzat.

Fundamenti

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi, ka treguar punën e prokurorëve me anë të shifrave.

Numri i kallëzimeve penale të punuara nga prokurorët tregon se keqpërdorimi i pozitës zyrtare si vepër penale ka prekur të gjitha nivelet e pushtetit, shkruan “Koha Ditore”.

“Prokuroritë kompetente gjatë vitit 2012 kanë pasur në punë 643 kallëzime penale me 1670 persona, që kanë të bëjnë me vepra penale kundër detyrës zyrtare – korrupsionit, ku hyjnë edhe veprat penale të ryshfetit”, ka thënë Kozmaqi.

Me gjithë këtë numër kallëzimesh penale, pak zyrtarë të shtetit janë ndëshkuar. Zëdhënësja Kozmaqi ka thënë se gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime liruese, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.