Fundamenti

Mbi dy mijë prona barten në emër të “Trepçës”, cilësohet si hap historik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot janë dorëzuar certifikatat e pronësisë për të gjitha pronat e ndërmarrjes publike “Trepça”, përmes një takimi zyrtar mes drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti dhe u.d. kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Faton Ahmeti.

Sipas njoftimit, pronat e “Trepçës” kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se dy mijë e 133 prona janë bartur zyrtarisht në emër të ndërmarrjes publike dhe se 12.6 km² tokë është e konsoliduar nën pronësinë e “Trepçës”.

UBT

“Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky proces do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar.

“Ky është një hap i rëndësishëm që forcon menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të Trepçës, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe rritje të qëndrueshme”, thuhet tutje në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.