Uji Dea

Mbi 900 pasaporta diplomatike në Kosovë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se 871 pasaporta diplomatike për momentin janë aktive në Kosovë. Në këtë shifër nuk hyjnë edhe mbi 30 pasaporta diplomatike që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua japë anëtarëve të familjes së tre zyrtarëve të lartë të shtetit.

Qeveria e Kosovës më 20 shkurt ka marrë vendim që familja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ajo e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe e presidentit Hashim Thaçi të pajisen me pasaporta diplomatike. Kësaj liste, me plotësimin e vendimit ditë më parë, u janë shtuar edhe mbi 20 persona nga kabineti i kryeministrit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Vendimin për lëshimin e pasaportave edhe për familjarët e krerëve të shtetit nuk e kanë pritur mirë analistët e vendit. Analistë të çështjeve ndërkombëtare dhe politike konsiderojnë që nuk është dashur të merret një vendim i tillë. Sipas tyre, Qeveria ka vendosur si prioritete interesat e saj dhe jo ato të qytetarëve.

Ndërsa njohës të çështjeve kushtetuese thonë se prioritet duhet të jenë kategoritë e rrezikuara sociale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.