UBT

Mbi 500 fëmijë marrin dhurata për festat e fundvitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mbi 500 fëmijë duke përfshirë ata të shoqatës Handikos, shoqata e të verbërve dhe shurdhmemecët kanë marrë nga një dhuratë për festat e fundvitit nga zyra e kryetarit dhe drejtoria për mirëqenie sociale. Në këtë aksion hynë edhe fëmijët e fshatrave të brezit kufitar tha Xhemajl Salihu.

Zyra e kryetarit në bashkëpunim me drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në fund të vitit ka ndarë rreth 500 dhurata në vlerë të 1000 eurove për shoqatat e të verbërve, shurdhmemecët dhe ata të Handikosit.

Uji Dea

Xhemajl Salihu drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale tha për rajonipress se rreth 200 dhurata u janë shpërndarë këtyre shoqatave kurse pjesa tjetër do të shpërndahet për fëmijët që kanë më tepër nevojë dhe një pjesë do të shpërndahet edhe për fëmijët e fshatrave të brezit kufitar.

Salihu tha se të mërkurën u ka shpërndarë personalisht një pjesë të këtyre dhuratave fëmijëve me nevojë të cilët janë gëzuar tej mase për kujdesin që kanë treguar ndaj tyre./rajonipress/