RCCOLA

Mbi 50 % serbët e Ranillugut e paguajnë tatimin në pronë

/ 2 minuta lexim

Gjilan –Vetëm gjatë vitit 2011 në komunën e Ranillugut janë inkasuar 78 mijë euro nga taksat komunale dhe tatimi në pronë,që do të thotë mbi 50 % e pagesës së përgjithshme tha Xhavit Krasniqi.

Komuna e Ranillugut planifikon që gjatë vitit 2013 të ketë një buxhet prej 1 milion e 140 mijë euro. Ky buxhet sipas Xhavit Krasniqit drejtor për buxhet dhe financa në Komunën e Ranillugut parashihet të realizohet përmes taksave komunale dhe të hyrave tjera vetanake ,duke përfshirë edhe tatimin në pronë.

Krasniqi tha se vetëm gjatë vitit 2011 në komunën e Ranillugut janë inkasuar 78 mijë euro nga taksat komunale dhe tatimi në pronë,që do të thotë mbi 50 % e pagesës së përgjithshme .”Është një shifër shumë optimiste dhe dalluese në kuptimin pozitiv me komunat tjera të rajonit”. Këto parashikime Krasniqi tha se janë dhënë gjatë një debati që udhëheqja e Ranillugut ka pasur me qytetarët e saj për të diskutuar mbi planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2013-2015.

Hidromorava

Në këtë debat qytetarët serb e shqiptarë kryesisht kanë kërkuar rrugë,asfaltime,kanalizime,shkolla dhe punësim tha Krasniqi. Sipas tij buxheti i kësaj komune nuk mund të mbahet edhe pa donacionet e organizatave të huaja që janë të shumta.

Edhe Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha se brenda pak ditsh pritet të nisë asfaltimi i rrugës Ropotovë-Kodra e Përlepnicës e cila i lidhë shumë fshatra shqiptare. “Kjo rrugë e gjatë 2.5 km ka një domethënie të madhe për fshatrat shqiptare të Ranillugut ,meqë rruga për të shkuar në Gjilan shkurtohet për disa kilometra” tha ai./rajonipress/