RCCOLA

Mbi 300 policë nën hetime

/ 2 minuta lexim

Policia e Kosovës ka në strukturë rreth 8500 policë ndërsa gjatë vitit të kaluar 328 prej tyre janë hetuar nga Inspektorati Policor për shkelje të procedurave ligjore.

Këto statistika që janë publikuar nga Inspektorati dhe dënimi e hetimi ndaj policëve të tjerë, kanë motivuar kryetarin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi që të vazhdojë akuzat mbi policinë e Kosovës.

Deputeti i “Vetëvendosjes” në këtë komision, thotë Policia e Kosovës, komandantët e saj, ministria e Brendshëm e madje edhe kryeministri Thaçi janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Ai ka thënë se akuzan e tij e mbështet në fakte, duke thënë se dy vjedhjet në dhomën e dëshmive në Prishtinë respektivisht të Pejës tregojnë më së miri se zyrtarë të policisë janë të përfshirë në krim të organizuar.

Uji Dea

Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës e konsiderojnë deklaratën e Krasniqit si tendencioze ,e cila sipas tyre, ka për qëllim jo vetëm njollosjen e njësiteve të Policisë së Kosovës por dhe të njësive speciale.

Megjithatë, kohëve të fundit për disa zyrtarë policor inspektorati i policisë kishte marrë masa suspendimi pasi kishte konstatuar shekeje nga ana e tyre. Rastet e fundit lidhen me pjesëmarrjen e policëve në lojëra të fatit, kondrabandim me qenie njerëzore.

Megjithatë në bazë të raportit vjetor të Inspektoratit Policor të Kosovës shihet se gjatë vitit 2013 janë evidentuar 8458 punonjës të PK-së./zeri/