Mobi Casa

Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hyrat totale të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 508.1 milionë euro. Peshën kryesore në strukturën e të hyrave e zënë tatimet në produkte, të cilat përbëjnë 71% të totalit.

Tatimet rrjedhëse në të ardhura kontribuojnë me 15%, ndërsa 4% lidhen me aktivet dhe detyrimet financiare. Pjesa tjetër shpërndahet në kategori të ndryshme të të hyrave.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 485.6 milionë euro. Struktura e shpenzimeve dominohet nga kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, të ndjekura nga kompensimi i punëtorëve me 26%.

Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është dedikuar edhe për formimin e kapitalit bruto dhe konsumin e ndërmjetëm, që secila përbën nga 14% të totalit të shpenzimeve./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.