HW

Mbi 250 familje përfitojnë ndihma në prag të Fitër Bajramit, aksion humanitar i Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në prag të festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes degës së shoqatës humanitare “Bereqeti”, ka realizuar një aksion të gjerë bamirësie duke shpërndarë mbi 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, veteranët e luftës, shoqatën e të verbërve dhe kategori të tjera të ndjeshme të shoqërisë.

Ky aktivitet humanitar vjen si dëshmi konkrete e solidaritetit dhe përkujdesjes institucionale ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë, me synimin që gëzimi dhe begatia e festës së Bajramit të mos mungojnë në asnjë vatër familjare.

Nëpërmjet këtij angazhimi, u theksua edhe njëherë roli i rëndësishëm i institucioneve fetare dhe organizatave humanitare në kultivimin e vlerave të mëshirës, ndihmës së ndërsjellë dhe bashkimit shoqëror.

Uji Dea

Nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit e këtij aksioni, në veçanti për Sh.B. “Bashkëveprimi”, Arsi Cola, Floil, Interex, si dhe donatorët e shumtë nga Sofra e Ramazanit, të cilët mundësuan realizimin me sukses të kësaj nisme humanitare.

“Lusim Allahun e Madhëruar që çdo kontribut të shpërblehet me të mira dhe begati”, thuhet në njoftimin e KBI-së në Gjilan, duke theksuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në shërbim të komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.