UBT

Mbi 2200 nxënës gjilanas ekskursion në qytetet shqiptare

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se Gjimnazi “Zenel Hajdini” janë kthyer nga Durrësi. Ata kanë kaluar mirë sikurse edhe nxënësit e Mjekësisë. Kurse ende në Durrës ndodhen nxënësit e shkollës ekonomike, teknike dhe bujqësia.

Pas zhurmës së madhe që u bë rreth ekskursionit të mërkurën janë kthyer 900 nxënës të Gjimnazit “Zenel Hajdini” të cilët kanë qëndruar në Durrës gjashtë ditë.
Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se Gjimnazi “Zenel Hajdini” janë kthyer nga Durrësi. Ata kanë kaluar mirë sikurse edhe rreth 450 nxënës të Mjekësisë.

Nevzati tha se ende në Durrës ndodhen nxënësit e shkollës ekonomike që kanë mbi 350 nxënës , ata të shkollë teknike me 300 nxënës dhe bujqësia me 200 nxënës.

RCCOLA

Llogaritet që mbi 2200 nxënës të shkollave të mesme të Gjilanit kanë frekuentuar nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin shqiptarë.

Nevzati tha se është i kënaqur që nuk ka pasur probleme as me agjencitë turistike, po as me prishje të rendit apo qetësisë në Shqipëri. /rajonipress/