Mbi 200 të rinj pritet të aderojnë në AKR
Gjilan – Sipas Arianit Ibrahimit ne degen e AKR-së në Gjilan mbi 200 të rinj pritet të aderojnë në këtë subjekt politik, me rastin e mbajtjes së Konventës Punuese.
Sipas Arianit Ibrahimit qëllimi i Konventës Punuese është prezantimi i më shumë se 200 aderuesve të rinjë në AKR, formimi i Këshillit Drejtues të Forumit Rinor, plotësimi i dy pozitave i/e një Nënkryetari dhe i/e një Sekretari Organizativ.
“Dyert e AKR-së janë të hapura për të gjithë, ejani bashkohuni në rrugëtimin tonë për një Kosovë më ndryshe. Ne jemi e vetmja alternativ për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat po preokupohet populli ynë çdo ditë” ka shkruar Ibrahimi./rajonipress/


