UBT

Mbi 200 anëtarë i bashkohen VV

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një ceremoni solemne janë dorëzuar mbi 200 kartela të anëtarësimit për qytetarët e Gjilanit të cilët nga sot e tutje janë bashkangjitur programit politik e ideologjik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje çdo ditë e më shumë po rritet. Çdo ditë e më shumë konceptit të Lëvizjes po ju bashkohen qytetarë të rëndomtë, bujk e mjek, mësues e profesor, të rinjë e të reja, njerëz të lapsit e njerëz të dijes. Të tillë ishin edhe 200 anëtarët e rinj që nga sot e tutje do të jenë pjesë e aktivitetit të Lëvizjes.

Për të ndarë kartelat e anëtarësisë përveç kryetares së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!-Gjilan dhe deputetes Besa Baftiu, kryetarit të ardhshëm të Gjilanit Sami Kurteshi, ishte edhe deputeti dhe themeluesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.

Besa Baftiu në fjalimin e saj hyrës kujtoi fjalët e Albin Kurtit, nga momentet e para pas fitores së Lëvizjes në Prishtinë, ku kishte thënë se shtrirja e pushtetit të Lëvizjes do të vazhdoj në të gjitha komunat e Kosovës duke e kthyer pushtetin në duar të popullit.

UBT

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit Sami Kurteshi, i bindur se fitorja për VETËVENDOSJE!-n është e sigurtë, ftoi qytetarët t’i bashkohen ndryshimit të madh në qeverisjen e Komunës së Gjilanit, ndryshim ky që ka emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!

Albin Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimeve të reja, duke thënë se është i nevojshëm kontributi i gjithsecilit në ndaljen e së keqes dhe fillimin e një epoke të re ku qeverisja e mirë është pjesë e pashmangshme pushtetit, dhe kjo natyrisht do të arrihet me fitoren e VETËVENDOSJE!-s dhe kryetarit të ardhshëm Sami Kurteshi në Gjilan më 22 tetor.

Ditë të mira për qytetarin e Gjilanit po vijnë. Punët e hajrit fillojnë veç me ardhjen në pushtet të VETËVENDOSJE!-s./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.