UBT

Mbi 20 vite në skenë, Nora Istrefi tregon çfarë ka ndryshuar nga dikur dhe sot në muzikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, e cila është pjesë e skenës muzikore që nga viti 2004, ka folur për karrierën e saj, ndryshimet në industrinë e muzikës dhe jetën personale, gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”.

Duke kujtuar rrugëtimin e saj ndër vite, Nora theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe cilësisë në çdo projekt muzikor.

Ajo tha se gjithmonë është përpjekur të sjellë diçka të veçantë për publikun, duke vlerësuar sinqeritetin si një nga elementet më të rëndësishme në raportin mes artistit dhe fansave.

“Kur mundohesh shumë, kur përkushtohesh shumë, nuk bën kompromis me cilësinë. Publiku e vëren sinqeritetin dhe jam munduar çdo projekt të jetë sa më i veçantë”, u shpreh këngëtarja.

Nora foli edhe për ndryshimin e mënyrës se si konsumohet muzika sot.

Uji Dea

Sipas saj, në të kaluarën artistët fokusoheshin më shumë te publikimi i albumeve, ndërsa sot vëmendja është përqendruar kryesisht te këngët dhe projektet solo.

“Publiku më shumë do këngë, përpara janë bërë më shumë albume. Ndoshta të gjithë po koncentrohen të bëjnë këngë më shumë. Kam katër albume deri më sot”, tregoi Istrefi.

Përveç muzikës dhe karrierës, gjatë intervistës u prekën edhe tema nga jeta private dhe familja e këngëtares.

Pas më shumë se dy dekadash në skenë, Istrefi vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, duke sjellë projekte të reja dhe duke ruajtur një lidhje të fortë me publikun. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.