Mbi 20 të vdekur nga sulmet në Bruksel

Sulmet terroriste në Bruksel kanë lënë të vdekur mbi 20 persona. Sulmi që ndodhi në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe në stacionin e metros Maelbeek, ka ndodhur katër ditë pas arrestit të të vetmit pjesëtar të grupit terroristë ende të gjallë (të cilët ishin 10 prej tyre) që kishin sulmuar Parisin në muajin nëntor, duke lënë të vdekur 130 persona.
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel, ka thënë se kësaj i frikësoheshin. “Ka shumë të vdekur dhe të lënduar”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, raporton “The Guardian”, përcjell Zëri.info.
Dëshmitarë të mbijetuar nga sulmi kanë thënë se, kanë dëgjuar të shtëna dhe britma në gjuhën arabe, si dhe është konfirmuar nga prokurori i shtetit Belg se eksplozionet ishin pasojë e sulmit vetëvrasës./zeri/