UBT

Mbi 2 mijë gjoba për një javë në rajonin e Gjilanit, policia apelon për më shumë kujdes në trafik

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjithsej 2.012 gjoba trafiku gjatë periudhës 10-16 korrik 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë hetuar 40 aksidente trafiku, prej tyre 22 me dëme materiale dhe 18 me persona të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar 31 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, ndërsa 32 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike. Gjatë kontrolleve janë konfiskuar përkohësisht edhe 11 motoçikleta.

UBT

Policia ka përsëritur apelin për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, të vendosin rripin e sigurimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

Sipas autoriteteve, respektimi i rregullave të komunikacionit mbetet faktor kyç për parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës në rrugë./rajonipress/