RCCOLA

Mbi 1900 punëtorë të Anamoravës përfitojnë nga 20 %

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të rajonit të Anamoravës thotë se të gjithë punëtorët që i kanë plotësuar kriteret tashmë e kanë marrë ose janë duke e marrë 20 %, mjete këto që e kanë zbutur gjendjen tek kjo pjesë e ish punëtorëve.

Në rajonin e Anamoravës mbi 1900 punëtorë që kanë punuar në ish ndërmarrjet shoqërore tashmë janë duke e marrë ose disa e kanë marrë shumën e 20 %. Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të Rajonit të Anamoravës tha se është i kënaqur që më në fund kjo kategori e ish punëtorëve i ka marrë këto mjete dhe ua ka zbutur gjendjen e tyre materiale.

Azizi tha se disa punëtorë e kanë marrë pjesën e parë dhe disa janë duke e marrë pjesën e dytë. Punëtorët e ish fabrikës ë miellit “Kualiteti” që ka pasur një numër prej 113 vetave tashmë i kanë marrë të hollat për kokë punëtori nga 1769 euro. Edhe ish punëtorët e kombinatit të tekstilit “Integj” që ka pasur një numër prej 812 vetave i kanë marrë të hollat për kokë punëtori nga 1018 euro. Pastaj ata të “Xim Strezovcit”, gjithsejtë 60 punëtor në vlerë të 1081 eurove.

Hidromorava

AKP tashmë ka bërë listën gati dhe në llogari i kanë të hollat edhe ish punëtorët e “Morava e Binqës”,e cila ka pasur një numër prej 560 punëtorëve, pastaj ata të Kosovatransit, Tullari i Kamenicës.

Në raundin e dytë të hollat e 20 % sipas Azizit pritet t`i marrin në Anamoravë punëtorët e stacionit veterinar në Viti, Kombinati Bujqësor në Viti,Kinemaja në Gjilan, Jometali –Kaolini nga Kamenica, Banja e Kllokotit. Sipas kryesindikalistit Azizi deri më 15 qershor pritet që të gjithë ish punëtorët të paguhen nga shuma prej 20 %. Azizi u bënë apel atyre ish punëtorëve të cilëve nuk u kanë dalë të hollat në llogari të lajmërohen urgjentisht tek zyra regjionale e Sindikatave të Anamoravës në Gjilan.

Azizi tha se është i kënaqur me përshpejtimin e procedurave nga ana e AKP-së,derisa ka akuzuar Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme e cila sipas tij me vendimet e saja e ka dëmtuar shumë rëndë klasën punëtore./rajonipress/