KKVITI

Mbi 1800 gjoba brenda një jave në Gjilan, policia shton kontrollet në trafik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar aktivitetet për sigurinë në trafik gjatë javës 03-09 prill 2026, duke rezultuar me gjithsej 1,849 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të rregullave rrugore.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 15 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 22 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet në terren kanë evidentuar shkelje të shumta. Ndër to, janë shqiptuar 26 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 13 për modifikime të paligjshme të automjeteve, si vendosja e folieve të errëta.

Po ashtu, për 31 ngasës është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, si pjesë e masave ndëshkuese për shkelje të rënda në trafik.

Mobi Casa

Në kuadër të aktiviteteve të Task Forcës për rritjen e sigurisë rrugore, policia ka zhvilluar kontrolle të shtuara me fokus të veçantë tek motoçikletat, triçikletat dhe trotinetet, ku gjatë javës janë identifikuar dhe tërhequr 26 motoçikleta, duke u shqiptuar edhe gjobat përkatëse.

Policia rikujton se përdorimi i rripit të sigurisë është obligativ për të gjithë personat në automjet, ndërsa mosrespektimi i këtij rregulli ndëshkohet me gjobë prej 150 euro, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në komunikacion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.