Hidromorava

Mbi 1,800 gjoba brenda një jave në Gjilan, policia shton kontrollet në trafik

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka intensifikuar aktivitetet në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik gjatë periudhës 17-23 prill 2026.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj jave janë shqiptuar gjithsej 1,828 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor. Paralelisht me këtë, policia ka trajtuar edhe një numër të konsiderueshëm aksidentesh, përfshirë pesë raste me dëme materiale dhe nëntëmbëdhjetë aksidente me persona të lënduar.

KKVITI

Në kuadër të kontrolleve, janë evidentuar dhe sanksionuar shkelje të ndryshme, ku përfshihen 42 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, si dhe 21 gjoba për modifikim të paautorizuar të automjeteve, konkretisht vendosje të folieve të errëta. Po ashtu, ndaj 38 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Autoritetet policore kanë apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes. “Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë”, thuhet në apelin e policisë, e cila thekson se siguria në rrugë mbetet përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në trafik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.