KKGJILAN

Mbi 1300 fletëparaqitje për dëmtuesit e pyjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ashtu sikurse viteve të kaluara, edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti dëmtuesit e pyjeve nuk kanë mbetur pa u adresuar tek autoritetet përgjegjëse nga rojet dhe inspektorati pyjor. Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, për dëmtimin e masës drusore prej rreth 3.5 mijë metër kub dru, në vlerë prej 411,909 euro, autoritetet komunale dhe qendrore nga Agjencioni Pyjor i Kosovës i kanë shqiptuar gjithsej 1349 fletëparaqitje.

Ndryshe, gjatë vitit që lamë pas, për dëmtimin e masës drusore prej rreth 14 mijë metër kub dru, janë shqiptuar 5593 fletëparaqitje, ku 600 prej tyre kanë qenë të ngritura nga inspektorati i Agjencionit Pyjor të Kosovës, në të cilat përfshihen edhe fletëparaqitje që kanë të bëjnë me zyrtarë komunalë.

UBT

Ndërsa, në krahasim me vitin 2012, ku për dëmtimin e masës drusore prej rreth 24 mijë metër kub dru, janë shqiptuar 7589 fletëparaqitje, del se në vitin 2013, dëmtimi i masës drusore ka qenë dukshëm më i vogël. /Telegrafi/