ARKATANA

Mbi 10 mijë qytetarë jashtë vendit aplikojnë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 17 tetorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

10 mijë e 638 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar si aplikues jashtë vendit, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se afati për aplikim përfundon sot, më 18 gusht.

FIDANISHTJA

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati për këtë periudhë përfundon më 18 gusht. Pas përfundimit të kësaj periudhe do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore”, ka deklaruar Elezi për IndeksOnline.

“Të gjithë aplikuesit të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore, janë njoftuar se duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve”, tha ai./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.