UBT

Mbi 10 kandidatë synojnë pozitën e drejtorit në spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Konkursi për të konkurruar për pozitën e drejtorit të spitalit rajonalë të Gjilanit është mbyllur më 27 mars nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas informacioneve të para për këtë pozitë kanë konkurruar mbi 10 kandidatë.

Konkursi për drejtor të spitalit rajonal në Gjilan është mbyllur edhe pas shtyrjes së afatit shtesë për minoritetet. Abdylatif Latifi u.d. së drejtorit tha për rajonipress se konkursi është mbyllur më 27 mars dhe sipas të dhënave jo zyrtare për këtë pozitë kanë konkurruar mbi 10 kandidatë.

Latifi tha se edhe ai është njëri nga kandidatët potencial për të menaxhuar në mandatin e ardhshëm me këtë qendër spitalore. Ndryshe Latifi u caktua ushtrues detyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasiqë ish drejtori Xhavit Hajdari ishte dënuar dhe shpallur fajtor nga Gjykata e Gjilanit.

Uji Dea

Për pak muaj sa ka menaxhuar Latifi me Spitalin e Gjilanit ka arritur të krijojë një performancë të mirë duke e ngritur përgjegjësinë dhe disiplinën në punën profesionale.

Mësohet se ndër emrat e përfolur që kanë konkurruar për pozitën e drejtorit janë Ilaz Poroshtica kirurg, Selvete Shurdhani infektologe, Ramush Osmani internist, Behxhet Murtezi ekonomist, Agron Leka internist, Ramadan Halimi-ish drejtor etj./rajonipress/