FIDANISHTJA

Mbetet e paqartë mënyra e vdekjes së Viktor B.!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Policia nuk mund të thotë me siguri nëse Viktor B. ka vrarë veten, ka pësuar aksidentalisht ndërkohë që vrasjen nga dikush i tretë e sheh më pak të besueshme.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Sursee, autoritetet e sigurisë dhe të ndjekjes kanë bërë të ditura informacionet që ata i kanë deri më tash në lidhje me vrasjen e katërfishtë që ka ndodhur më 27 shkurt në Menznau të Cyrihut. Sipas njohurive të deritashme, të policisë, Viktor B., ka shkrepur së paku 18 herë me revolen e tij. Ai kishte me vete po ashtu edhe një revolver të mbushur dhe municion për të dy revolverët.

Por, policia ende nuk mund të thotë me siguri nëse i dyshuari për vrasjen e tre personave dhe të vetes e ka vrarë veten është vrarë nga dikush i tretë ose ka pësuar aksidentalisht. Sipas raportit të Institutit për mjekësi ligjore në Cyrih ai ka vdekur nga një e shtënë me armë në kokë. Organet hetuese supozojnë se Viktori nuk është vrarë nga personat tjerë. Por ndërkaq mbetet e paqartë nëse ai ka vrarë veten me qëllim ose vrasja e tij ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

GRANDEMALL

Rikonstruktimi i ngjarjes paraqitet i vështirë për shkakun se ende nuk kanë mundur të merren në pyetje të gjithë personat e pranishëm në vendin e krimit. Dy nga të plagosurit, të qëlluar me plumb në kokë, vazhdojnë të jenë në spital dhe nuk mund të japin informacione.

Ndërkohë, autoritetet janë duke bërë hetime të gjera në ambientin e dorasit. Këto hetime, siç u shpjegua në konferencë, kanë treguar se ai nuk ka qenë i kërcënuar drejtpërdrejtë për t`u përjashtuar nga puna dhe as nuk është dërguar në pushime me detyrim. Ky kërcënim është përmendur si një ndër motivet e mundshme për krimin e bërë. Nuk ka njohuri as për kërcënime eventuale të bëra nga Viktor B., ndaj të tjerëve.

Mirëpo sipas prokurores Bicole Belliger ka të dhëna se dorasi vuante nga një çrregullim psikik. “Ai ka biseduar me vetveten dhe nganjëherë ka qeshur pa shkak”. Veç kësaj, ai, pak minuta para krimit ka postuar në facebook një fotografi reklame automjetesh. Prokuroria ka kërkuar nga enti psikiatrik i Lucernit për të bërë një ekspertizë rreth dorasit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.