Mobi Casa

Mbështetje KCBS-it për implementimin e projektit “Të drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Nënkryetari i komunës së Kamenicës z. Fatmir Matoshi së bashku me drejtorin e administratës z. Valon Maliqi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), Nazmi Pllana, drejtor ekzekutiv, Burim Korqa – menaxher i programeve dhe koordinatorin e projektit, Besim Haziri. Ata kanë njoftuar përfaqësuesit e komunës rreth fillimit të implementimit të projektit “Të Drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”.

Nikoqirët, pasi i kanë falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për vizitën, u kanë ofruar mbështetje maksimale institucionale për implementimin e këtij projekti në komunën e Kamenicës.

ARKATANA

Projekti “Të drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”, i cili financohet nga USAID, ka për qëllim funksionalizimin e zyrës për regjistrim civil në zbatimin e obligimeve ligjore për dërgimin e certifikatave të aktit të vdekjes në gjykatë për procedurë të mëtutjeshme trashëgimore në komunën e Kamenicës.

Përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), kanë falënderuar nënkryetarin Matoshi dhe drejtorin Maliqi për pritjen dhe për ofrimin e mbështetjes institucionale. Ky Projekt u vlerësua i rëndësishëm për komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.