FIDANISHTJA

Mbahet ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”, Osmani dhe Kurti vlerësojnë lartë guximin dhe profesionalizimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, ka organizuar Ditën e Vizitorëve ku pjesëmarrës ishin presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ky ushtrim është kryer në Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës të Gjakovës.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ‘Ujku i çeliktë’ personifikon instinktin e mprehtë dhe guximin tuaj gjatë këtij ushtrimi. Me operacionet sulmuese gjatë këtij ushtrimi, ju shfaqët shkathtësinë dhe guximin që kërkohet për ta tejkaluar çdo kërcënim”, u shpreh presidentja.

“Sot e konfirmuat edhe një herë se ushtrinë tonë e kemi ndërtuar dhe jemi duke e zhvilluar me aftësi dhe me kapacitete profesionale sipas standardeve më të larta të NATO, dhe konfirmuat se jeni të gatshëm të merrni pjesë efektivisht edhe në operacione shumëkombëshe të përbashkëta ushtarake, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, tha Osmani.

FIDANISHTJA

Në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse sikurse që u dëshmua sot dhe paraqet tregues të qartë të përgatitjes, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë. E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë së FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejtë standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.