ARKATANA

Mbahet testi për vlerësimin e sistemit arsimor

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan për nxënësit e moshës 15 vjeçare, u mbajt Faza e dytë e pilotimit për procesin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA. Zyrtari i Ministrisë së Arsimit, gjegjësisht administratori Shefqet Thaçi na bënë të ditur se ky test vlerëson sistemin arsimor të Kosovës dhe në bazë të rezultateve shihet pozicioni i Kosovës në raport me vendet e tjera të botës. Në bazë të këtyre rezultateve do të identifikohen përparësitë dhe të metat në sistemin tonë arsimor.

Vlerësimi ndërkombëtar PISA ka për qëllim që të shihet gjendja aktuale e një nxënësi të moshës 15 vjeçare, sa është i përgatitur ai si qytetar për t’u përballur me sfidat e jetës, në çka duhet të fokusohet dhe çfarë shkathtësish duhet të ketë që të bëhet një qytetar i suksesshëm dhe varësisht nga rezultatet e treguara do të varet se a do të arrijmë të jemi anëtarë të kësaj organizate botërore.

Rezultatet nga ky vlerësim do të ndikojnë në politikat arsimore. Kryesorja është që të pozicionohemi, të mësojmë saktë ku e kemi vendin. Çka është më e mira ky testim na krahason me shumë vende të botës dhe saktësisht do ta shohim pozicionin e Kosovës në krahasim me vendet e tjera, thotë Thaçi.

Sot përveç në shkollën “Abaz Ajeti”, do të bëhet pilotimi i testit në 27 shkolla të Kosovës. Koordinatorja Zejnepe Mustafa ka marrë detyrën dhe përgjegjësinë për ta organizuar këtë testim në shkollën “Abaz Ajeti”, dhe i ka bërë më kohë të gjitha përgatitjet, dhe shprehet e kënaqur me gatishmërinë e nxënësve për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues.

FIDANISHTJA

Ndërsa monitoruesja Linda Ukimeraj u shpreh e kënaqur me organizimin dhe interesimin e arsimtarëve dhe nxënësve të kësaj shkolle për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues i cili është shumë i rëndësishëm .

Janë përzgjedhur 27 shkolla nga e gjithë Kosova në pilotim, diku rreth 1 mijë e 200 nxënës duhet të marrin pjesë. Ndërkohë, testi përgatitet nga PISA dhe pyetjet e përgatitura janë njëlloj për 80 vende të botës, që përfshijnë tri fusha: fushën e gjuhës, të matematikës dhe fushën e shkencës.

Ky test nuk është shumë i rëndësishëm për të treguar rezultatin e një nxënësi apo rezultatin e një shkolle, pra ky test vlerëson nivelin e arsimit në Kosovë.
Është konfidencial emri i nxënësit, sa pikë i ka marrë edhe i cilës shkollë është, por konsideroj se duhet ta japin maksimumin të gjithë nxënësit, që vërtetë Kosova të dalë mire thonë përgjegjësit e ministrisë së arsimit.

Ndërkohë, në fund të vitit 2015 dalin rezultatet dhe shihet pozicioni i Kosovës se ku gjendet në raport me 80 shtete të botës. Organizata ndërkombëtare për vlerësim PISA është një nga vlerësimet më të besueshme botërore, që është themeluar në vitin 200.
/Ismet Azizi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.