RCCOLA

Mbahet takimi për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatin Strezoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qytetarët në këtë fshat kishin kërkesa si: asfaltim të rrugëve, ndriçim, rregullim të urave, kërkesa këto që u evidentuan në procesverbal.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatin Strezoc.

Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Uran Berisha, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, banorë të fshatit Strezoc.

Drejtoresha Ardita Dërmaku në këtë dëgjim ka kërkuar nga banorët e Strezocit që t’i paraqesin kërkesat dhe nevojat që ata kanë.

Fundamenti

“Sipas njoftimeve dhe ftesave që u kemi bërë arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për vendet tuaja dhe ato që janë më të rëndësishme t’i vendosim në listën e projekteve për vitin 2024. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione”, ka thënë ajo.

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, theksoi se janë disa projekte për vitin 2023 për Strezocin.

“Për vitin 2023 i kemi disa projekte si ndriçimi publik në Strezoc dhe një urë e vogël në Krilevë. Ajo që kërkojmë nga ju është që t’i paraqitni projektet për vitin 2024, pasi që për vitin 2023 projektet kanë hyrë në buxhet. Andaj përmes këtyre dëgjimeve ju e përcaktoni se ku të investojmë. E dimë që kërkesat e juaja janë më të mëdha sesa buxheti ynë, por ju duhet t’i caktoni projektet që i keni më me prioritet. A janë rrugët, a kanalizimi, a ujësjellësi”, ka thënë ai.

Qytetarët në këtë fshat kishin kërkesa si: asfaltim të rrugëve, ndriçim, rregullim të urave, kërkesa këto që u evidentuan në procesverbal./rajonipress/