Uji Dea

Mbahet takimi për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027, Rahimaj e quan hap të rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Grupi për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Eonomik Lokal 2023-2027 ka mbajtur takimin e radhës.
Në këtë takim ka i pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, i cili ka thënë se hartimi i kësaj Strategjie është një hap i rëndësishëm për nevojat komunale.


“Unë mendoj së institucioni është më i rëndësishëm se çdo qeverisje, dhe për ne ky është njëri nga takimet më të rëndësishme, duke konsideruar se puna që po fillohet është shumë e rëndësishme”, ka thënë kryetari Rahimaj.

Fundamenti

Kryesuesi i Grupit Punues, Selami Zylfiu, në këtë takim tha se i gjithë procesi për hartimin e strategjisë do të jetë gjithpërfshirës dhe transparent.

“Ky proces ka për synim që t’iu komunikoj palëve të interesuara, qytetarëve dhe grupeve të interest objektivat e komunës për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për pesë vitet e ardhshme. Andaj edhe puna për hartimin e kësaj strategjie do të bëhet në disa faza, duke filluar nga mbledhja e të dhënave për të bërë një inçizim të gjendjes aktuale në Komunë në të gjitha fushat me interes të veçantë”, ka thënë ai./rajonipress/