RCCOLA

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Shipashnicë e Poshtme dhe Shipashnicë e Epërme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, trotuar, vend për mbeturinat e ngurta, kanalizim, tabela, rregullimi i kanaleve atmosferike, riemërtim i rrugëve, rregullim i varrezave, rregullim i shtratit të lumit.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Shipashnicë e Poshtme dhe Shipashnicë e Epërme.

Pjesëmarrës në këto dëgjime ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2024. Ajo ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave që të paraqesin projektet e tyre, pasi që ata i dinë më së miri se çka kanë nevojë për lokalitetet e tyre.

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për vendet tuaja, pasi që ju jeni ata që i dini më së miri këto prioritete. Vitin e kaluar ishim këtu ku i morëm prioritetet tuaja dhe pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore përpiluam një raport ku në atë raport i paraqitëm kërkesat dhe ato më prioritare i vendosëm në projekt. Njëjtë do të vendosim edhe këtë vit për planifikimin e buxhetit për vitin 2024. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale në 2.3 milion, si dhe në subvencione 650 mijë euro”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Kryetari Kadri Rahimaj duke falënderuar banorët e këtyre fshatrave, theksoi se ky është rasti më i mirë i pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të kthehet besimi i qytetarëve në institucione.

“Kemi nevojë t’i identifikojmë problemet dhe për këtë kemi dalë sot këtu t’i marrim sfidat dhe nevojat në fshatrat tuaja. Në procesin e vendimmarrjes jemi bashkë, dhe kjo është një prej formave ku ne duam ta kthejmë besimin në institucione”, ka thënë ai.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, trotuar, vend për mbeturinat e ngurta, kanalizim, tabela, rregullimi i kanaleve atmosferike, riemërtim i rrugëve, rregullim i varrezave, rregullim i shtratit të lumit.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/