Uji Dea

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Muçiverc dhe Dajkoc

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, ndërtim të urave, lokacion të varrezave nê fshatin Muçiverc, problem me qentë endacak.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Muçiverc dhe Dajkoc.

Pjesëmarrës në këto dëgjime ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2024. Ajo ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrave që të paraqesin projektet e tyre, pasi që ata i dinë më së miri se çka kanë nevojë për lokalitetet e tyre.

Eco Higjiena

“Arsyeja kryesore e këtyre takimeve është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për vendet tuaja, pasi që ju jeni ata që i dini më së miri këto prioritete. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale në 2.3 milion, si dhe në subvencione 650 mijë euro”, ka thënë ajo.

I pari i komunës, Kadri Rahimaj, në fjalën e tij ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave, duke thënë se është rasti më i mirë i pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe në planifikim.
“Ka një rritje të buxhetit e sidomos tek investimet kapitale dhe subvencionet. Përgjegjësitë tona për projektet e parasë publike janë të shpenzohen drejt e mirë dhe të jemi transparent për mënyrën se si shpenzohen ato para. Ne vitin e kaluar kemi mbajtur 20 dëgjime buxhetore dhe këtë vit e kemi rritur numrin e dëgjimeve por është rritur edhe pjesëmarrja juaj në krahasim me vitin e kaluar, dhe kështu jemi ngritur disa vite më lartë në transparencë. Andaj ne duam këtë buxhet ta ndajmë bashkë me juve, në bazë të kërkesave tuaja të cilat do të ndahen në bazë të prioritetit”, ka thënë ai.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, ndërtim të urave, lokacion të varrezave nê fshatin Muçiverc, problem me qentë endacak.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/