Fundamenti

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt -Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe banorë të fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këto dëgjime, ku ka treguar se edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar do të marrim propozimet nga qytetarët për t’i vendosur në projekt buxhet.
“Ne sot do t’i marrim kërkesat tuaja ku do t’i shqyrtojmë dhe do t’i paraqesim në buxhetin e vitit 2024. Kemi një rritje të buxhetit prej 17,48% krahasuar me vitin 2023, saktësisht 14 milion e 546 mijë e 545 euro është për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione”, ka thënë ajo.

Më pas Kadri Rahimaj duke prezantuar punët që janë bërë vitin e kaluar, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve është tejet e rëndësishme në përfshirjen e ideve të tyre në projekt buxhet.

Hidromorava

“Problemin më të madh e kemi në përgatitjen e buxhetit. Shumë probleme nëse nuk janë planifikuar tani është vështirë t’i realizojmë. Ne duam ta kthejmë vendimmarrjen tek qytetarët e mandej t’i realizojmë projektet. Ju e dini më mirë se ne se çka i duhet fshatrave tuaja. E mira është që buxheti ka rritje në krahasim me vitin e kaluar, por ju duhet të na ndihmoni që ne t’i nxjerrim në pahë punët që duhen bërë në vendin tuaj”, ka thënë Rahimaj.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: rregullimin e ujësjellësit, ndriçimin, asfaltim të rrugëve, trotuare, shtëpi të kulturës, kërkesa për të gjetur një zgjidhje për qentë endacak, për shtimin e mjekëve në ambulanca.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/